Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

Burime nga policia bëjnë me dije se në fakt viktima Valdete Manaj është qëlluar 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj Petrit Manaj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa dyshohet se autori tashmë i arrestuar, kur ka kryer krimin ka qenë në gjendje të dehur.

Çifti ka dhe një djalë, i cili pikërisht dje është nisur për në Gjermani ku ndodhet edhe vajza e çiftit, ndërsa më pas ka ndodhur edhe krimi.

Viktima Valdete Manaj

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA