Luksoze dhe me një shkëlqim që të verbon sytë/ Kjo është kurora me 2800 diamante që Camilla merr pas kurorëzimit

08/02/2022 14:14

Nuk është më sekret se në momentin kur princ Charles të bëhet mbret, bashkëshortja e tij Camilla do të bëhet mbretëresha e Anglisë.

Mirëpo, krahas përfitimeve që do të gëzojë për shkak të statusit, Camilla do të posedojë edhe një nga kurorat më të kushtueshme në botë. Kjo kurorë, e cila njihet ndryshe si Imperial State Crow ruhet në mënyrë strikte nga personeli i sigurisë.  Ajo ka ekzistuar në forma të ndryshme që prej shekullit të 15-të. Versoni i tanishëm është realizuar në vitin 1937 dhe  përdoret në hapjen vjetore të Parlamentit. Kurora është e dekoruar me plot 2,868 diamante, 273 perla, 17 gurë safir, 11 smerald dhe pesë rubin.

Sa i përket morisë së diamanteve, ato nuk janë të një lloji të vetëm, por në të përfshihen diamante të tipit Cullinan II, ndërsa gurët e tjerë janë safir të St.Edwardit, Stuart Sapphire dhe rubin të Black Prince’s.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, mbretëresha Elizabeth, gjatë ceremonisë së Jubileut të Platinit për 70-vjetorin e saj në fron, deklaroi se: “është dëshira ime e sinqertë, kur të vijë koha, që Camilla të quhet gruaja mbretërore”.

Top Channel