I vetëdijshëm se Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, drejtori sportive i klubit francez, Leonardo është i zënë me gjetjen e pasuesit të tij që mund të jetë Erling Haaland.
Nga ana e PSG-së, e ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pasigurt. Arsye e kësaj pasigurie është kontrata e tij, e cila përfundon qershorin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze, Real Madridi mbetet shumë i sigurt për afrimin sulmuesit francez verën e ardhshme.
Për momentin, numri 7 i PSG-së vazhdon të garantojë që nuk ka vendosur ende se cila do jetë e ardhmja e tij. “Vendimi im nuk është marrë. Mendoj se të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra, edhe nëse jam i lirë, nuk do të flas me kundërshtarin apo të bëj diçka të tillë. Jam i fokusuar të fitoj kundër Real Madridit, të bëj diferencën dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Mbappe të dielën e kaluar.
Në të vërtetë, e vetëdijshme se është e pafuqishme përballë situatës, PSG skanon merkaton për të gjetur pasardhësin e Kylian Mbappe. Raportohet se prioriteti i klubit kryeqytetas quhet Erling Braut Haaland.
Falë marrëdhënieve të shkëlqyera që mbajnë Nasser al-Khelaifi dhe Leonardo me Mino Raiola, agjentin e Haaland, tashmë janë bërë disa diskutime për këtë çështje. Është e qartë se PSG-ja parashikon një largim të mundshëm të Kylian Mbappe dhe nëse kjo ndodh, klubi parizien do të përpiqet të tërheqë Erling Haaland.
Top Channel