Nga data 12 deri më 20 janar u zhvilluan të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Italisë, ku nuk pati ndonjë surprizë të madhe, përveç eliminimit të Napolit nga Fiorentina.

Të gjithë emrat e mëdha, duke nisur nga Milani, Interi, Lazio, Juventusi dhe Roma siguruan biletën për në çerekfinale (në disa raste, pas kohës shtesë).

Shorti i çerekfinale ka qenë me fat për “Zonjën e Vjetër”, që do të përballet me Sassuolon, ndërsa kampionët në fuqi të Serisë A (Interi) do të matin forcat me Romën e Mourinhos. Atalanta – Fiorentina është një tjetër duel intrigues, ndërsa Milani duhet të eliminojë Lazion për të shuar në gjysmëfinale. Të gjithë takimet çerekfinale të Kupës së Italisë do të luhen në javën e dytë të shkurtit.

Çerekfinalet (9 shkurt):

Milan – Lazio

Atalanta – Fiorentina

Inter – Roma

Juventus – Sassuolo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA