Racizmi vijon të ekzistojë në botë, pavarësisht se jetojmë në shekullin XXI. Ai është i pranishëm edhe në vendin  tonë dhe një prej pakicave që diskriminohen është ajo rome.

Këngëtari Geni i  Nishtullës i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ndjehet i ofenduar prej ngjyrës së lëkurës nga qytetarët e tjerë.

“Kur kam dalë unë kam pas Instagram dhe Facebook, por s’më ka ndodhur, njerëzit ofendohen vetëm në Tik Tok. Njerëzit nuk janë të informuar për romët. Më kanë ndikuar shumë, më vret emocionalisht, unë në të vërtetë jam rom por di të flas, di të flas shqip, di të flas anglisht, jam edhe një ndër artistët e Shqipërisë. Unë po i jap Shqipërisë, po ajo çfarë po më jep mua? Ofendime?! Unë shqiptarëve do t’u tregoj çdo gjë për kulturën dhe pasurinë rome, se edhe ne jemi dikushi dhe jo askushi. Unë deri këtu kam ardhur me shkollën time, kam ardhur me lekët e babit, babai im ka investuar për mua”, tha Geni.

Kujtojmë se Geni është një prej këngëtarëve shqiptarë, i cili është krahasuar edhe me Atdheun e Për’puthen bazuar në pamjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA