
Situata aktuale në inceneratorin e Fierit ka bërë që të zbresin në terren anetarët e komisionit hetimor për inceneratorët. Deputetët e opozitës theksuan se në këtë incenerator ende nuk ka nisur puna edhe pse sipas tyre koncensionari ka marrë pagesat.
Për Ermonela Felaj dhe anëtaret e tjerë socialist të këtij komisioni, ky incenerator nuk është fantazëm, siç pretendohet nga opozita, dhe kjo vepër është gati për të përpunuar mbetjet e bashkive të qarkut të Fierit.
Ky incenerator është në fazë kolaudimi dhe pritet të nis funksionin e plotë të tij brenda 45 ditëve.
Prej kohësh këtu depozitohen mbetjet e bashkisë së Fierit, ndërsa është mbyllur dhe rehabilituar fusha aktuale, ndërsa dërgojnë mbetje e dhe bashkitë Patos, Roskovec e Lushnjë e brenda pak kohesh edhe bashkia Divjakë dhe Mallakastër.
Top Channel