Një sasi e madhe droge e stampuar me portretin e presidentit rus Vladimir Putin u zbulua nga policia në qytetin verilindor të Libisë Al Marj.
Në total ishin 323 pako, të cilat peshonin nga 250 gram secila. Fotot e drogës dhe presidentit rus mbi to, shkaktuan mjaft të qeshura në rrjetet sociale, duke vënë në lojë edhe paraqitjen e Putinit.
Ai shfaqet bashkëngjitur në secilën prej pakove të hashashit, por ajo çfarë tërheq më shumë vëmendje është pamja e tij e ngrysur, i veshur me kostum dhe kravatë të zezë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa u hodh në breg pasi u mbyt një varkë që përmbante drogë kontrabandë. Fotot e njerëzve të famshëm dhe logot e kompanive të mëdha shpesh dekorojnë pako me drogë të kontrabanduar.
Vetëm pak ditë para këtij zbulimi, banorët gjetën sasi të mëdha hashashi në plazhet e qyteteve libiane Talmitha dhe Boutraba. Në vend të Putinit, këto pako ishin të stampuara me fotografitë e bosit famëkeq kolumbian, Pablo Escobar.
Top Channel