Fermerët protestë në Greqi/ Bllokuan rrugën me traktorë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike

08/02/2022 15:24

Prej ditës së premte, në fillim në Greqinë qendrore dhe orët e fundit edhe në Greqinë e Veriut, duke parkuar qindra traktorë në autostradat kombëtare, fermerët kane filluar protestat e tyre kundër rritjes së kostove të energjisë, duke hedhur poshtë masat e mbështetjes së qeverisë dhe duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar rritjen e çmimeve.

Qeveria greke thotë se ka shpenzuar rreth 1.7 miliardë euro (në subvencionimin e faturave të energjisë për fermerët, familjet dhe bizneset për t’i ndihmuar ata në përballimin e rritjes se çmimeve të energjisë ,nxitësi kryesor i inflacionit, i cili shënoi shifra rekord per 11 vitet e fundit duke shkuar ne muajin dhjetor ne 5.1%. Por sipas fermerëve rritja e çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike ka rritur kostot e prodhimit me 50%.

KOSTAS TZELAS KRYETARI I SHOQATAVE BUJQËSORE KARDICË: Prandaj jemi ne rruge , sepse zonat periferike do te shkretohen, fshatrat do të shkretohen, njerëzit nuk do të mund të kultivojnë dhe ne nuk do të mund të jetojmë më në fshatrat tona.

Megjithëse në fundjavë qeveria ka dhënë edhe një ndihmë shtesë financiare prej 170 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe ka ulur disa prej taksave në këtë sektor fermerët i kanë konsideruar këto masa si tallje dhe kërkojnë subvencione të mëtejshme .
KOSTAS TZELAS KRYETARI I SHOQATAVE BUJQËSORE KARDICË: Kërkojmë masa thelbësore që do të japin një realitet real ,një zgjidhje për problemet tona.

Rritja e inflacionit dhe kostove të energjisë kane detyruar kryeministrin Mitsotakis te njoftojë një ulje të normave të taksës së pronës së paluajtshme me 13% dhe rritje të pagës minimale për here të dytë në muajin Maj me 7%.
Por të gjitha këto masa nuk duket se kënaqin qytetarët greke tashme të gjunjëzuar nga rritja deri në trefish e faturave të energjisë elektrike, gazit për ngrohje dhe karburanteve, që kanë sjellë edhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA