Deputeti ukrainas për Top Channel: Presidenti Zelensky, jo i duhuri për situatën

08/02/2022 20:13

Ukraina ndodhet nën kërcënimin e një sulmi nga ushtria ruse, që ka grumbulluar në kufij mbi 100 mijë ushtarë të armatosur rëndë.

Autoritetet i druhen një sulmi për pushtim. Ata janë duke përgatitur ushtrinë por edhe civilët për luftë.

Në një intervistë me ttëdërguarin e Top Channel në Kiev, Muhamed Veliu, deputeti i Partisë të Solidaritetit Europian, Volodymyr Ariev ka komentuar se si shihet roli i presidentit Volodimir Zelensky në këtë situatë të komplikuar për vendin e tij.

Unë do të preferoja një udhëheqës më shumë të fortë se Zelensky. Presidenti Zelensky ishte një aktor komik dhe jo në ato nivele sa për të përballuar të tilla sfida përfshi ato të udhëheqjes të ushtrisë në këtë përplasje që është duke ndodhur me federatën ruse. 

Njerëzit e pëlqyen kur në 2019 u tha se do ta ndalonte luftën dhe për këtë u votua. Ne si politikanë u thamë njerëzve se kjo nuk është një çështje e cila zgjidhet me fjalë e premtime. Kërkesa e vazhdueshme është fuqizimi ushtrisë. Tashmë kemi një panoramë të qartë të situatës me presidentin Zelenski. Ai nuk është i duhuri për të tilla sfida. Sondazhet e fundit në Ukrainë tretojnë se më shumë se gjysma e popullit të Ukrainës nuk beson se Zelensky mund të udhëheqë e të jetë komandanti suprem i forcave të armatosura. Pavarësisht kësaj ukrainasit janë mjaftueshmërisht të fortë.

 Në vitin 2014 kur ish-presidenti Jakunovic u arratis nga vendi, vendi kishte një ushtri të dobët. Ukrainasit u vetëorganizuan të mbronin tokën tonë nga pushtimi rus. Populli Ukrainës do të vijojë së kërkuari që Zelenski të jetë më i fortë në pozitën e tij si president“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA