Tregtari i tingujve/ Mjeshtri shkodran që i prodhon, i shet dhe u bie veglave muzikore

07/02/2022 15:28

Në tregun e Rusit,në Shkodër, dëgjohet çdo ditë kjo melodi e çiftelisë dhe e lahutës.

Është Rexh Mehmeti,një tregtar ambulant, i cili i pozicionuar në një cep të rrugës, tregon talentin e tij dhe njëkohësisht reklamon edhe veglat muzikore në këtë mënyrë origjinale.

Ai i prodhon vete, i riparon dhe i shet çiftelinë, sharkinë dhe lahutën. Tregtari tregon se tingujt e muzikës, tërheqin të huajt të cilët fillimisht janë kurioz e më pas i blejnë.

Serbia e mbrojti Lahutën në Unesco dhe Rexha e quan grabitje të traditës sonë.

Top Channel