Ukraina vijon të jenë në fokusin e diplomacisë dhe medias botërore për vetë sensibilitetin e një pushtimi të mundshëm nga Rusia.

Prej mbrëmjes të së hënës në kryeqytetin e Ukrainës Kiev ndodhen të dërguarit e Top Channel gazetari Muhamed Veliu dhe operatori Besfort Kryeziu.

Në të gjitha ditët në vijim gazetari Muhamed Veliu do të raportojë nga terreni gjithçka që ndodh atje.

Raportimet në edicionet e lajmeve të do të vine edhe nga zona e Luhansk në kufi me Rusinë në Lindje të Ukrainës.

Në raportimin e  tij të parë nga Kievi për edicionin e lajmeve ora 19:30, gazetari Muhamed Veliu tha se përshtypja e parë nga ky qytet është qetësi në pamje të parë, por qytetarët nuk e fshehin frikën paçka se qeveria tenton mos të shpërndajë panik.

“Taksisti që na çoi në hotel na tregoi se ai dhe dy djemtë e tij kishin marrë trajnimin se si përdorën armët apo mbrojtja në kushtet e një sulmi”, raportoi Muhamed Veliu.

Ai foli edhe për takimin mes presidentit Vladimir Putin dhe atij francez Emanuel Macron.

Lëvizjet diplomatike të intensifikuara, raportoi gazetari Veliu kanë si qëllim blerjen e kohës dhe shmangien e një sulmi të shpejtë ndaj Ukrainës.

“Analistët duke komentuar situatën thonë se ka tre indikatorë që Rusia është në luftë me Ukrainë, spitalet fushore,shtimi i trupave në kufi , janë shtuar trupat ruse në Bjellorusi, kanë ardhur avionë dhe një përfshirje e madhe e policisë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën. Moska e mohon tentativën për një sulm duke iu kundërvënë deklaratave të SHBA që thonë të kundërtën”, tha gazetari

“Është një çështje ushtarake gjeopolitike dhe me tone të theksuara ekonomike, sepse Rusia po mban peng Evropën, sepse 40% e gazit që merr Evropa vjen nga Rusia. Amerikanët thonë se do të shkohet drejt luftës, ndërsa rusët e mohojnë. Askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të ndodhë në orët ditët javët në vazhdim”, mbylli raportimin nga Kievi, gazetari Muhamed Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA