Pamjet e rënda nga helmimi masiv i qenve në Lezhë, asnjë masë për largimin e tyre nga rrugët e qytetit

07/02/2022 12:04

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e Lezhës.

Shpesh herë, këto kafshë janë agresive dhe nuk kanë munguar sulmet ndaj qytetarëve.

Por, më i rëndë është fakti se qentë po helmohen masivisht. Në rrugët e qytetit dhe në shëtitoren përballe lumit Drin shihen pamjet e rënda e të trishta të kafshëve që ngordhin nga helmimi.

Nuk dihet kush është shkaktari i këtij krimi, ndërkohë që nga ana tjetër, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e tyre.

 

Top Channel