Mes borës dhe akullit, në skajin më lindor të NATO-s, trupa e aleancës ushtarake po kryejnë stërvitjen e tyre dimërore në një kohë tensionesh të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit.
Manovrat e të ashtuquajturës “Winter Camp” në verilindje të Estonisë, zhvillohen vetëm 100 km nga kufiri me Rusinë.
Ato përfshijnë 1300 ushtarë britanikë, estonezë dhe francezë, të cilët veprojnë në kushte atmosferike ekstreme.
“Ne kemi një sistem që është parandalues, bindës e mbi të gjitha, jo-agresiv. Cdo gjë që bëjmë ne këtu është brenda kornizave të NATO-s. Stërvitjet janë planifikuar me kujdes dhe na lejojnë t`i ofrojmë garanci vendeve Baltike që gjenden shumë pranë kufirit me Rusinë”, thotë kolonel, Eric Mauger. .
Ndërkohë avionë luftarakë rusë vazhdojnë të mbërrijnë në aerodromin ushtarak në Brest të Bjellorusisë.
Avionët e tipit Su-25M janë të projektuar për të goditur objektiva tokësore dhe veprojnë në mbështetje të manovrave të njësive në tokë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më herët se ka pasur lëvizje domethënëse ditët e fundit të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë, që gjithashtu ndan kufij me Ukrainën.
Top Channel