Situata e infektimeve me covid 19 në bashkinë e Kukësit paraqitet e qetë, krahasuar kjo me Janari ku infektimet pësuan rritje.

Nevjon Halili, shef shërbimi i kujdesit parësor dhe vlerësimit të cilesisë në NJVKSH Kukës, tregon për Top Channel se: “numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm në krahasim me muajin Janar. Nëse në Janar kishte 15 raste pozitiv, sot numri i të infektuarve varion nga 3 deri në 1 person të infektuar me covid 19.”

Ndërsa sa i përket infektimeve tek mësuesit, mësojmë se aktualisht nuk ka të imfektuar.
Sa i takon infektimeve tek mësuesit dhe nxënësit, Halili shton se:

“aktualisht nuk kemi mësues dhe nxënë që janë të prekur nga covid 19. Në janarë kanë qenë 18 mësues të cilët sipas proçedurave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vijuar punën pas përfundimit të karantinës.”

Ndërsa vaksinimi që nga fillimi e deri më sot ka vijuar normalisht, Halili bën me dije se:

“mbi 40% e qytetarëve rezulton të jenë të vaksinuar me dy doza të plota. Stafi i NJVKSH-së Kukës kryen deri në 100 vaksinimi në ditë.”

Të rinjtë vijojnë të jenë skeptik rreth procesit të vaksinimit, tregon Nevoj Halili.

Top Channel