Bordi Kombëtar i Iranit për luftën kundër koronavirusit (COVID-19) njoftoi se janë marrë masa të reja për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në ditët e fundit.
Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve të Studentëve (ISNA), zëdhënësi i Bordit, Abbas Shirujen tha se si pjesë e masave të reja, takimet dhe ceremonitë në ambiente të mbyllura janë të kufizuara në 90 minuta.
“Ka hyrë në fuqi rregulli që maksimumi të jenë 30 persona në takimet e korporatave dhe 20 për qind e hapësirës në takimet fetare dhe kulturore”, tha Shirujen.
Duke thënë se fluturimet civile do të realizohen me kapacitet 60 për qind, Shirujen tha se për ata që hyjnë në Itikaf nëpër xhami kërkohen të paktën 3 doza të vaksinës.
Zyrtari iranian tha se masat e reja janë planifikuar të zgjasin dy javë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të kërkesës për maska në zonat e mbyllura në luftën kundër COVID-19.
Ministri iranian i Shëndetësisë, Bahram Aynullahi, në deklaratën e tij më 27 janar, deklaroi se vala e 6-të e pandemisë hyri në vend me rritjen e rasteve me COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në vend nga COVID-19 kanë humbur jetën 132.934 persona ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 6.619.085./AA/
Top Channel