Durrës/ Përfundon rregullimi i rrugës “Danubi”, u shërben 1.500 banorëve të lagjes 14

07/02/2022 10:19

Një rrugë, që u shërben gati 1.500 banorëve në lagjen numër 14 të qytetit të Durrësit është tashmë e rikonstruktuar plotësisht.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka takuar banorët e kësaj zonë në njësinë administrative 6 dhe ka parë nga afër punimet, që thotë se kanë përfshirë infrastrukturën nëntokësore, asfaltimin dhe trotuaret me 2 metra gjerësi.

“Duke takuar dhe bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone ku ka përfunduar tashmë rikonstruksioni i plotë i rrugës “Danubi” 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë.

Kjo rrugë i shërben 1500 banorëve të kësaj zone. Rehabilitimi i këtij segmenti ka përfshirë të gjithë infrastrukturën nëntokësore, asfaltimin dhe trotuaret me 2 metra gjerësi”, shkruan Sako, në një postim në “Facebook”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel