Foto ilustruese

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Gjirokastër, nga fqinji i tij.

Dyshohet se 71-vjeçari me iniciale H.M. donte të qëllonte me armën e gjahun qenin e 68-vjeçarit me iniciale S.M. po gabimi në shenjestër ka bërë që të dëmtohet ky i fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05 në fshatin Picar të Gjirokastrës.

I dyshuari është arrestuar dhe arma e krimit është sekuestruar, ndërkohë që i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel