“Denonconi rastet e abuzimit”/ DPSHTRR thirrje qytetarëve: Të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë

07/02/2022 12:01

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me të cilinë ata mund të hasen në faqen e tyre online.

DPSHTRR thotë se çdo qytetar, subjekt, apo dëshmitar në një rast abuzimi, mund të shfrytëzojë lirisht platformat publike online në webin www.dpshtrr.gov.al të cilat dërgojnë çdo rast me konfidencialitet të plotë në adresën e duhur.

“Na shkruani, na ndihmoni të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë, si edhe të mos lejohet ngrënia e hakut të askujt, nga ne por edhe mes tregut ku operohet. Denonconi – ZËRI JUAJ DËGJOHET‼️”, thuhet në njoftim.

Top Channel