Një fëmijë 5 vjeçar nga Maroku ka tronditur botën, pasi u gjet i vdekur brenda një pusi në thellësinë 32 metra.
I pagëzuar me emrin “i vogli Rajan” bota për pesë ditë ishte nën ethe për vogëlushin, fati i të cilit ende nuk dihej poshtë pusit. Edhe pse u përdorën mjetet më të sofistikuara për shpëtimin e tij, fati nuk qëlloi në anën e Rajan.
“Rënia e një fëmije që i kujtoi të gjithë botës vlerat e njerëzimit,” shkruhej në titullin e një gazete marokene, ndërsa të tjerët vajtuan “epilogun tragjik” që kishte sjellë “trishtim dhe tronditje”.
Babai i djalit tha se ai kishte qenë duke riparuar pusin kur djali ra brenda, afër shtëpisë së familjes në fshatin Ighrane në malet Rif të Marokut verior. Pasi morën vesh lajmin tragjik për djalin, ata shprehën dhimbjen e madhe për humbjen e tij dhe falënderuan këdo që kishte ndihmuar.
Gjatë gjithë operacionit të madh të gërmimit për të nxjerrë Rayan nga fundi i boshtit të pusit, autoritetet kishin paralajmëruar se nuk e dinin nëse ai ishte gjallë.
Boshti, vetëm 45 centimetra i gjerë, ishte shumë i ngushtë për t’u afruar drejtpërdrejt me djalin, dhe zgjerimi i tij u konsiderua shumë i rrezikshëm, kështu që lëvizësit e tokës gërmuan një pjerrësi të gjerë në kodër për ta arritur atë nga ana.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe shumë liderë të tjerë kanë ofruar të gjithë ngushëllimet e tyre. Papa Françesku, teksa mbante zi për humbjen e Rayanit, vlerësoi pamjen “e bukur” dhe mënyrën se “si të gjithë njerëzit u mblodhën së bashku” në përpjekje për të shpëtuar një fëmijë.
Top Channel