Ka nisur furishëm pjesa e parë e ndeshjes mes Ath Bilbao dhe Espanyol, në takimin e vlefshëm për raundin e 23-të të La Liga, e cila u fitua me përmbysje me rezultatin 2-1 nga vendasit.

Ishin miqtë ata që shënuan të parët dhe morën avantazhin e përkohshëm falë golit të Vilhena në minutën e 3’.

Kundërpërgjigja e vendasve erdhi e shpejtë, me Sancet që barazoi vlerat vetëm 2 minuta më pas. Ndeshja vazhdoi në barazim deri në minutën e 16’, kur Martinez përmbysi shifrat dhe u dhuroi golin e dytë ekipit të Ath Bilbao. Vijimësia e pjesës së parë ishte më e qetë, me Ath Bilbao që dominuan më shumë lojën.

Ndërsa pjesa e dytë e kësaj sfide u paraqit me e qetë, me të dyja skuadrat që tentuan të afroheshin në skuadrat kundërshtare, por që nuk mundën të realizonin. Pas këtij takimi Ath Bilbao shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vend të 8 të tabelës së La Liga, teksa Espanyol qëndron në pozicionin e 13-të me 27 pikë.

Mungesë e kësaj sfide, për skuadrën e Espanyol, ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili është i dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA