Armela Murati, pilotja e parë grua në Shqipëri, Rama: Do futet në histori! (FOTO)

07/02/2022 18:27

Armela Murati është pilotja e parë femër në Shqipëri.

Ishte kryeministri Rama që ka shpërndarë foton e 25-vjeçares, e cila bën pjesë në Forcën Ajrore të vendit tonë.

Rama nuk ngurroi ta përcillte angazhimin e Armelës duke shprehur respekt.

“RESPEKT, Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama bashkangjitur fotos.

Top Channel