Afganët u janë rikthyer jetës normale në Shqipëri, duke hapur bizneset e para.

Një i tillë është në Shëngjin ku ofrohen ushqime tradicionale afgane

Jetesa jonë po shkon shumë mire këtu, edhe pse një pjesë e zemrës tonë është atje, por jemi munduar disi ta kalojmë. Kur ne erdhëm në Shqipëri, na mungonin shume ushqimet afgane. Në fakt, na mungonin shumë gjëra nga Afganistani, por e vetmja që ne mund të sillnim ishte ushqimi afgan. Në fillim menduam së bashku me shoqet e mia të gatuanim vetëm për vete, por pamë që kjo ndërtesë ishte bosh dhe pse jo vendosëm ta merrnim dhe kështu mund të gatuanim dhe shërbenim dhe për komunitetin tonë”, thotë WalWala Jalalza.

Ualala na tregon më tepër rreth menusë që ofrojnë në restorant dhe mënyrën e përgatitjes së 2 ushqimeve më të famshme të vendit të tyre. Gjithashtu ajo shton se gatimi ka qenë si një terapi përgjatë kohës që po qëndrojnë në Shëngjin.

Për momentin, ne po përgatisim dy lloje ushqimesh, ashek dhe bulani, të cilat janë më të famshmet ushqime të Afganistanit, ku bulani është pak a shumë si byreku shqiptar. Ne kemi klientë të ndryshëm, shqiptarë, amerikanë por më të shumte janë afganë.
Në menunë e tyre ende nuk ka një ushqim shqiptar, por ajo thotë se nëse do të qëndrojnë më gjatë në vendin tonë, restoranti i tyre do të ofrojë dhe ushqime tradicionale shqiptare.
“Unë akoma nuk kam provuar ushqim shqiptar, por po kërkoj një vend që bën ushqim tradicional shqiptar dhe pse jo nëse ne rrimë me gjatë, mund ta përfshijmë në menunë tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA