Banorët e 4 lagjeve të kryeqytetit e zhvendosën protestën poshtë zyrës së kryeministrit , nga ku kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

Ata i bashkon e njëjta kërkesë: Dëmshpërblimi i plotë. Këtë herë zë i protestës ishin fëmijët.

 “Po na nxjerrin në mes të katër rrugëve. Nuk jemi kundër zhvillimit, por ama ku do shkoj unë me fëmijët? Nuk kemi rënë dakord me kontratën”, thanë qytetarët.

 Banorët e 5 majit preken nga projekti i rindërtimit, ndërsa familjet në zonën e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit nga projekti i unazës së madhe, që ka si qëllim urbanizimin e kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës premton se në lagjen e re të 5 majit do  të ndërtohen 60 godina të reja, një zonë e zhvilluar më tej me institucione arsimore dhe zyra shtetërore.

Aty planifikohet të  strehohen  mbi 1300 banorë, ku veç banorëve të prekur nga tërmeti, do të marrin banesa me  të njëjtat m2 në godina të reja , familjarët që do ju prishet shtëpia për shkak të projektit.

Deri në ndërtimin  e lagjeve të reja, Bashkia e Tiranës siguron se banorëve do t’iu mundësohet bonusi i qirasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA