Një bombë në skaj të një rruge shënjestroi autokolonën ushtarake që transportonte mjete logjistike për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DAESH në Irakun jugor, sipas një zyrtari lokal të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nuk u raportua për të lënduar në sulmin që ndodhi në autostradë në provincën jugore al-Diwaniya, tha zyrtari në kushte anonimiteti sepse ai nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.
Një automjet ushtarak pësoi dëme mesatare nga shpërthimi.
Sipas burimit, autoritetet irakiane kanë nisur një hetim për sulmin.
Muajt e fundit është regjistruar një valë sulmesh ndaj autokolonave të koalicionit në Irakun qendror dhe jugor.
Washington-i akuzon grupet irakiane të mbështetura nga Irani se qëndrojnë pas sulmeve kundër forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak./AA/
Top Channel