PSV Eindhoveni lëshon më shumë terren në garën për titullin e Eredivisies.

Skuadra e drejtuar nga Roger Schmidt pësoi një humbje të papritur 1-2 në “Philips Stadion” përballë Az Alkmaarit, duke i dhënë mundësi Ajaxit të Amsterdamit të shkëputet në krye, sigurisht nëse fiton ndaj Heracles.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi me Obispo në minutën e 19-të, vendësit u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë nga Martins Indi. Pritej që PSV-ja të reagonte gjatë fraksionit të dytë, por kur pritej te merrte avantazhin, Alkmaari realizoi të dytin me Carlsson.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim me PSV që lë tri pikë të tjera në Eredivisie, duke i dhënë një avantazh të madh Ajaxit në garën për titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA