Ky është Armand Mici, i riu që u gjet i djegur në një makinë mbrëmë në Krrabë.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se viktima, lindur e banues në Elbasan, nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU.
Nga të dhënat e policisë, rezulton se Mici nuk ka problem me ligjin, pasi nuk ka precedent penale.
Elbasan/Informacion shtesë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi”, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” dhe në brendësi të automjetit ka qenë një person i pa jetë, ju informojmë se:
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili nisi kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se personi i pajetë ishte shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip “Volkswagen Passat “me targa AA 273 NU.
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.
Top Channel