Si CIA i ktheu kukullat e seksit në agjentë sekretë

05/02/2022 17:39

Walter Mackintosh drejtoi mbulimin e agjentëve të CIA-s nga viti 1977 deri në vitin 1979.

Në atë kohë, atij iu desh të kuptonte se si spiunët amerikanë në Moskë mund të shmangnin kolegët e tyre të KGB-së, përpara se të takoheshin me agjentët sekretë, identiteti i të cilëve duhej të mbetej i panjohur. Një nga operacionet në Moskë ishte në rrezik dhe një plan pune duhej të hartohej urgjentisht.

Në pjesën më të madhe të rasteve, në atë kohë, praktika ishte që dy agjentë sekretë të hipnin bashkë në një makinë dhe njëri, zakonisht në kthesë, hapte derën dhe hidhej nga makina. Por ata që i ndjekin, shohin se njëri prej tyre, mungon në sendiljen e pasagjerit dhe shanset janë për ta gjurmuar të arratisurin e personin që ai do takohej.

Kështu, që për të pasur një mbulim sa më të mirë të agjentëve të CIA-s, duhej gjetur një mënyrë sa më efikase që ai t’mos zbulohej.

Robert Wallace, një ish-drejtor i mbështetjes teknike të CIA-s dhe Keith Melton, një këshilltar i CIA-s, ishin të parët që folën për përdorimin e kukullave  të seksit në librin Spycraft të vitit 2008, por origjina e mashtrimit vetëm tani është zbuluar plotësisht.

Mackintosh e pranoi se krijoi “Xhek” (kukull), pasi mori idenë nga dy kostumografë të specializuar, Les Smith dhe John Chambers. Ideja e tyre për të përdorur kukulla seksi në vend të agjentëve sekretë ishte diçka e mrekullueshme, por Mackintosh duhej të gjente një mënyrë që kukullat të funksionojnë në praktikë dhe jo vetëm në teori.

Sipas tij, kukullat nga larg mund të duken si njerëz, veçanërisht me një paruke të përshtatshme.

Por sfida më e madhe ishte të zbulohej një mënyrë që kukullat me anë të një prekje të zmadhoheshin në çast. Pas shumë përpjekjesh “Xhek” më në fund doli në fushë në Rusi, në dhjetor të 1982.

Ai u dërgua menjëherë në vijën e frontit, në një nga operacionet më të rëndësishme të spiunazhit të Luftës së Ftohtë.

Në qendër të këtij operacioni ishte Adolf Tolkachev, i njohur si CKSPHERE. Nga viti 1979 deri në vitin 1985, kur ai u dorëzua nga Aldrich Ames në CIA, Tolkachev vodhi mijëra dokumente teknike që e shpëtuan Pentagonin nga shpenzimi i miliarda dollarëve për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Por për disa muaj në vitin 1982, CIA humbi kontaktet me informatorin e saj. Disa takime dukeshin shumë të rrezikshme për t’u realizuar dhe kërkohej që të shtyheshin, agjentët e SHBA-së në Moskë, duhet të takoheshin me të urgjentisht për t’u siguruar që është mirë dhe për t’iu dorëzuar një mini-film me dokumente të vjedhura.

Në këtë pikë, “Xhek”, duhej përfshirë. Dhe për fat të mirë gjithçka funksionoi perfekt.

Me zhvillimin e teknologjisë sot, për fat të keq, shumë nga truket e vjetra janë krejtësisht të panevojshme. Përfundimisht, CIA hoqi qafe shumë nga kukullat, kostumet dhe maskimet që përdori gjatë viteve dhe Mackintosh, i cili tani jeton në Zelandën e Re, ka deklaruar se është përpjekur për të bindur shefat, që të paktën rrobat e “Xhek” t’ia dhurojnë personave në nevojë.

Por shefat, sipas tij, e kanë refuzuar një propozim të tillë. Ata preferojnë ta harrojnë “Xhek”-un dhe t’i djegin kostumet në një furrë të veçantë, me gjithë kukullat dhe rraqet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA