Ndal Sevillan, Osasuna “i jep një dorë” Realit për “blindimin” e kreut

05/02/2022 22:54

Osasuna dhe Sevilla e kanë mbyllur në paqe ndeshjen e raundit të 23-të të La Ligas. Vendasit kanë zhvilluar një lojë më të mirë, megjithatë nuk kanë mundur të shënojnë dhe takimi ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte shumë e qetë, ndërsa skuadra që bëri më shumë goditje në portë ishte ajo e vendasve, por pa mundur të realizonte me sukses. E kundërta ishte për zotërimin e topit, që u mbajt në pjesën më të madhe nga Sevilla.

Tentativa e vetme deri diku për gol erdhi në minutën e 65’, kur lojtari i Sevillës, Youssef En Nesyri ishte afër shënimit të golit,pas një goditjeje brenda zonës, por portieri e lexoi mirë dhe bëri një pritje të shkëlqyer.

Pjesa e dytë erdhi pak me e ashpër nga të dyja skuadrat, por në fund asnjë gol nuk u shënua dhe sfida u mbyll me barazimin pa gola.

Pas përfundimit të këtij takimi Osasuna qëndron në vendin e 12 të renditjes së La Ligas me 29 pikë, teksa Sevilla vijon të qëndrojë në vend të dytë me 47 pikë, 3 më pak se Real Madrid kryesues, por me një ndeshje më shumë se “Los Blancos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA