Kameruni triumfoi ndaj Burkina Fasos në finalen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas goditjeve të 11-metërshave (5-3). Fakt, “Luanët e Pamposhtur” fillimisht rikuperuan një diferencë prej tre golash brenda 16 minutave lojë para se të mbyllej koha e rregullt.

Gjatë pjesës së parë Yago realizoi të parin për Burkina Fason, ndërsa Onana shtoi edhe një tjetër duke devijuar në portën e tij. Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 49-të falë golit të Ouattaras, por Kameruni ktheu ndeshjen me finalizimet e Bahoken dhe Aboubakar, që realizoi dygolësh.

Në ruletën e penalltive, futbollistët e Kamerunit u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e Burkina Fasos gaboi Toure në serinë e tretë, kështu që nuk ishte e nevojshme të ekzekutohej penalltia e pestë për këtë përfaqësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA