Laureta Zyba, konkurrentja e re në programin e dashurisë ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj kur përfundoi pas hekurave.

Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali.

Laureta: Kemi qenë në një aheng me shoqërinë dhe njoha një djalë me atë fasadën si ishte paraqitur dhe lidhja jonë filloi më publike, po lëviznim jashtë vendit dhe nuk kisha asnjë dyshim se kam qenë 23 vjeçe ndërsa ai 34 vjeç. I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë.

 Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA