10 trupa gjenden në varrin masiv në kampin e kartelit meksikan të drogave (fotot)

05/02/2022 16:30

Deri tani vetëm dy nga trupat e rekuperuar nga vendi janë identifikuar, teksa kërkimet e vrazhda vijojnë për gjetjen e të tjera viktimave të kartelit Sinaloa.

Varri masiv i vrasësve të kartelit u zbulua vetëm 500 metra larg një ndërtese të zyrave qeveritare në Meksikë.

Dhjetë trupa janë nxjerrë deri tani nga zona e shkretë pranë rrugës së baltës në San José de los Sauces, prane pallatit të kreut të bashkisë së Escobedo Nuevo Leon.

Një prej viktimave të identifikuara është Naomi Elizabeth García Arambula , një 22-vjeçare që u zhduk më 16 janar.

Tjetra besohet se është Mario Parra Márquez, një 28-vjeçare që u zhduk në të njëjtën ditë me Naomi. Të dyja ato kishin plagë armësh zjarri.

Hetuesit po punojnë për përcaktimin e identitetit të viktimave të tjera por në disa raste trupat e viktimave janë në gjendje të avancuar dekompozimi çka vështirëson punën e patologëve.

Të gjithë të vdekurit besohet se vijnë nga qytetet ku operon karteli famëkeq i drogave Sinaloa. Sheshi i flakjes së viktimave u zbulua pas arrestimit të kreut vendas të trafikut të drogave  Alan “el Cano” Ervey.

Ai u arrestua nga autoritetet më 19 janar bashkë me shtatë bashkëpunëtorë në zonën e Guadalupe, në zonën metropolitane të Monterrey.

Ervey kishte qenë një prioritet i qeverisë rajonale të Nuevo León, pasi kërkohej për një seri vrasjesh të bandës.

Kampi i ekzekutimeve të kartelit mund të mbajë të tjerë trupa dhe policia po ruan vendin teksa hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/4
Alan Ervey, ose'Comandante Cano' i arrestuar se fundmi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA