Një person është vënë nën prangat e policisë në Elbasan, ndërsa për dy të tjerë policia ka nisur procedimin penal.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.L., 18 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,.

Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 1 përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd u procedua penalisht shtetasi Y. D., 46 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen e Bitumit, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse

Policia nisi procedimin penal edhe për shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA