Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin Top talk drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar vendimin e KQZ-së për regjistrimin e koalicionit të ish-kryeministrit Sali Berisha, LSI-së dhe PDK-së për zgjedhjet e pjessshme vendore të 6 marsit.

“Mendoj se sqarimin për mos regjistrimin e subjektit të ri politik në mos gabohem, do ishte evident për shkak të pamundësisë për t’u regjistruar si parti në gjykatë. Kjo ishte pamundësi një pashmangshmëri për t’u regjistruar pjesë e një aleance ku sipas parashikimeve të kodit zgjedhor dhe pamundësia për tu regjistra si pjesë e një koalicioni do ta bënte të pamundur për t’u regjistruar më pas në aleancën e fundit. Çdo vendimmarrje e marrë prej tyre në vende të tjera e bën të pamundur. Regjistrimin e kandidatëve. Nuk ka se si të mundësosh regjistrimin e kandidatëve nëse nuk je parti politike. Ata mund të kenë të gjitha këto, por nuk kanë atë që është themelorja. Edhe gjykata nuk mund dhe s’ka se si ta bëjë të mundur pa bërë një hetim. Vendi ku janë iniciuar ndryshimet statusore lidhen me PD-në”, tha Hazizaj.

Ai gjithashtu komentoi edhe gjyqin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta që po mbahet ende, ndërsa akoma nuk ka një vendim.

“Unë po ritheksoj se vendimi i kuvendit është politik dhe ajo çka ne kemi lexuar këto 6 muaj statoj që vendimi i kuvendit vjen në kundërshtim me kushtetutën, rregulloren dhe funksionimin e kuvendit. vendimi i kuvendit është më tepër joligjor se sa politik. Nuk dua ta përziej bisedën me raportin e Metës si individ dhe Metës si president. Ndonëse presidenti ndryshe nga c pretendojnë të tjerët nuk është pjesë e një balanace, por produkt i kuvendit. Duke marrë një vendimmarrje politike mendoj se cenon rreshtimin ose hierarkinë, në një mënyrë kushtetuta ka një harmoni. Ne kemi qenë në një pozicion të vështirë, në një kuvend të cenuar, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese duke marrë vendim politik është edhe politike se buron nga politika mund të cenojë frymën e Kushtetutës. Për shkak të një vendimmarrje politike se sa kushtetuese fryma e saj do të jetë detyruese për sistemin ën përgjithësi. Sistemi sot është e cenuar për shkak të politikës. Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim nën presion, vendim politik nën presion politik, i gjithë sistemi do të përballet me këtë disbalancim”, u shoreh Hazizaj.

Më 9 qershor të vitit të kaluar, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tashmë duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për t’u përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puç institucional ndaj presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA