Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër.

Ata janë identifikuar me inicialet: K.B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

Ata akuzohen se dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë. Ndërsa 16-vjeçari procedohet penalisht pasi dispononte pistoletën sportive.

Gjatë operacionit të koduar “Sukthi”, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA