“Nuk vjen puna me aeroplan tek shtëpia”, Rama nga aeroporti i Kukësit: Do hapen aplikimet për punëtorë të rinj

04/02/2022 10:48

Kryeministri Edi Rama ka folur në aeroportin e Kukësit duke thënë se do të ketë cmime kokurruese dhe shumëllojshmëri ofertash për ata që do të vijnë nga Anglia në Shqipëri.

Ndër të tjera, Rama theksoi se do të shkojë në 500 numri i të punësuarve shqiptarë në këtë kompani, që muajin e ardhshëm do të hapë thhirrjet për të punësuar të rinj.

“Sot mund të shohim se si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë reformave të bëra, falë ndryshimeve të bëra në sistem, falë konkurrencës së lirë dhe të ndershme dhe sigurisht dhe falë negociatave dhe marrëveshjes së re me koncesionarin e ri shqiptar të aeroportit të Tiranës, ku edhe një herë fjalët i mori era dhe faktet janë aty me një shumëllojshmëri ofertash për qytetarët dhe me ulje të çmimeve deri në 10 fish për të ardhur ng Anglia në Shqipëri, edhe pse ka kompani që kanë çmime më të larta. Aeroporti i Tiranës sot është shumë konkurrues. Besoj se me lëvizjen tjetër të radhës të qeverisë për të hequr taksën nga aeroportet do të ketë ulje të çmimeve për qytetarët dhe një tjetër hop në aspektin e konkurrueshmërisë.

Ajo që vlen të theksohet është punësimi. Sot kompania WizzAir ka 200 shqiptarë të punësuar dhe plani është për të shkuar në 500 të punësuar. Në muajin në vijim, kompania do të hapë thirrjet për të punësuar të rinj dhe të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë veten dhe të punësohen në këtë kompani, duhet të mos e presin punën t’ju vijë me aeroplan tek shtëpia, por të aplikojnë”, tha Rama.

Ndër të tjera, theksoi se po fillon një epokë e re e aeroportit të Kukësit, për të cilin thotë se nuk do t’i ndahet derisa të bëhet realitet fakti që të lëvizin mijëra pasagjerë.

“E fundit që dua të them është se do të vijojmë investimet masive bazuar në marrëveshjen dhe kontratën që kemi bërë me koncesionarin shqiptar të Aeroportit të Tiranës. Do të investohet për pistën për të garantuar çeljen e fluturimeve transoqeanike, do të investohet për terminalin e ri për të përballuar të gjithë këtë fluks të rritur. Sot kemi një vend me barrën më të ulët të taksave dhe në rajon për individët, qoftë për biznesin e vogël apo konsumatorët familjarë. 

Për ta çuar deri në fund, po investojmë dhe në Vlorë. Do të fillojmë të investojmë dhe në Sarandë. Do të këmbëngulim në këto drejtime dhe në 4 destinacionet e para të përjavshme këtu në Kukës, fillon një epokë e re në aeroportin e Kukësit, por nuk do t’i ndahem këtij aeroporti derisa të bëhet realitet parashikimi i studimit për qindra mijëra pasagjerë që do të hyjnë e do të dalin nga aeroporti i Kukësit. Brenda këtij mandati, do të shohim që Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë një pikë referimi për jo vetëm banorët e verilindjes së Shqipërisë, por edhe për më tepër se kaq pasi oferta e Kukësit do të jetë shumë konkurruese për të gjithë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA