Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe tha se prokuroria nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës për dorëzim të dosjes paraprake dhe se atë e morën katër ditë më vonë, më 21 janar.
Këtë deklaratë, ai e bëri në konferencën e dhjetë mbi ecurinë e çështjes ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte.
Fillimisht, prokurorja Claire Lawson lidhur me nxjerrjen e materialit 102 (1) (b) ka deklaruar se gjykata është në dijeni për një numër shumë të vogël materialesh për palë të treta që i është dhënë zgjatje e afatit.
“Dhe provat përkatëse materiale dhe incizimet e lidhura me to, kanë transkripte përkatëse. Përndryshe ZPS ka përfunduar nxjerrjen e materialeve për rregullën 102 (1) (b) dhe përkthimet. Dje kemi marrë konfirmim zyrtar nga pala e tretë në fjalë që incizimet në fjalë mund t’i nxjerr dhe se do të na nxjerr”, tha prokurorja.
Ajo shtoi se dje janë informuar se për një prej këtyre provave materiale të lidhura me këto është marrë miratimi për të dhënë. Sipas saj, kjo do të thotë se ka mbetur një material i tillë për të cilin mbetet të merret pëlqimi.
Ajo tha se po zhvillohet një proces gjyqësor para trupit gjykues numër 1, që vazhdon të nxjerr materiale që bien objekt i nxjerrjes së materialeve.
“Prokurorja në atë gjykim e ka përfunduar nxjerrjen e materialeve sot dhe do të jetë e detyrueshme të shohim nëse kemi kryer gjithë obligimin e nxjerrjes lidhur me këtë”, tha ajo.
Për procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës që përmendi ZPS, tha se është një vendim që është marrë aty.
Ai tha se prokuroria dëshiron të shtojë ende dokumente, për të cilat thonë që iu ka shpëtuar vëmendja dhe i kanë redaktuar pa i kërkuar gjykata.
Sipas tij, afatet nuk kanë asnjë vlerë për prokurorinë.
“Ato duhet t’i ishin drejtuar gjykatës që të redaktonin këtë dokumente, por e bënë me kokën e tyre, dhe tani kemi 132 dokumente që na vendosen me redaktime. Si gjithmonë ZPS redakton gjithçka”, ka thënë avokati Kehoe.
Kurse, nga ekipi i mbrojtjes së Kadri Veselit, Annie O’Reiley, tha se mbështesin parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit.
“Kërkesa që ka bërë prokuroria në paragrafin e tretë thotë se materialet e mëtejshme janë marrë ose vonë, pra nga fundi i vitit 2021 dhe nga janari 2022 ose thjesht iu ka shpëtuar nga vëmendja. Ne kemi nevojë të marrim prej tyre lidhur me materialet e tjera që do të kenë në zotërim në të ardhmen që t’i shqyrtojmë nëse bien në rregullën 102 (3) apo 102 (1) (3), sepse nuk kemi marrë ndonjë përditësim që prej verës”, tha ajo.
Ndërkaq, Aidan Elys nga ekipi i Krasniqit tha se mbështesin parashtrimet e bëra, kurse për forumin e punës deklaroi se takimi i parë ka ndodhur.
Ndërkaq, prokurorja ka deklaruar se në konferencën e fundit, prokuroria u vu në dijeni të provave materiale shoqëruese dhe dokumentit më pak të redaktuar dhe paredaktuar, që janë pjesë e pakos 154 dhe diskutuan edhe për dy dokumente dhe dokumente tjera të paketës 155.
Kurse, për shifrën e dokumenteve që u përmendën nga mbrojtja e Thaçit, tha se përfshihen edhe dokumentet që janë dhënë përpara.
Lidhur me materialet e gjykimit te trupi gjykues 1, ajo tha se prokuroria sot ka mbyllur shqyrtimin e këtyre dokumenteve dhe do të bëjnë menjëherë dhënien e dokumenteve për mbrojtjen, por se afat kohor për këtë nuk mund të japin.
Sa i takon dosjes paragjyqësore, tha se është dorëzuar më datë 17 në përputhje me afatin e caktuar dhe është njoftuar më 21 dhjetor në përputhje me praktikën e punës.
“Parashtrimi ishte voluminoz, kishte shtojca të mëdha që kërkonin redaktim”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, avokati Kehoe tha se shqetësimi ka të bëjë me dosjen paraprake, nëse ata vendosën që të mos e parashtrojnë me afatin kohor të përcaktuar dhe nuk morën leje.
“Çfarë logjike ka të paturit një urdhri gjykate ndërkohë që nuk respektohet fare. Ata nuk kanë kërkuar leje për ta dorëzuar dosjen katër ditë më pas, prokuroria bën atë që i bën qejfi të bëjë. Kjo është model që prokuroria e përdor, kështu e ka mënyrën e të punuarit”, tha ai.
Tutje shtoi se i njëjti arsyetim vlen për 132 dokumentet që u redaktuan në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se nuk morën mundimin që t’iu kërkonin leje.
Sa i takon mbrojtjes së Salih Mustafës, ai tha se arsyeja është se baza është e njëjta e sa i takon gjithë dëshmitarëve dhe provave materiale, tha se nuk i kanë marrë akoma ato.
Lidhur me dosjen paragjyqësore, gjyqtari Nicolas Guillou bëri një deklaratë.
“Mendoj se dosja është dorëzuar më 17 janar në mbrëmje ndërkaq versioni i redaktuar është parashtruar të martën më 21 janar, është e vërtetë që është bërë me vonesë. Në vendimin në të ardhmen do të përmend që të parashtrohen të njëjtën ditë”, tha ai.
Top Channel