Maroku mban frymën: Përpjekje për të shpëtuar 5-vjeçarin që ra në pus

04/02/2022 19:18

I gjithë Maroku po ndjek me ankth sesi do të përfundojë historia e trishtë e fëmijës 5 vjecar që ra në një pus pranë qytetit verior të Chefchaouen.

Lajmi i mirë që mbërriti për të afërmit e tij, ishte se vogëlushi është ende gjallë: një kamerë e lëshuar në pus tregoi se ai është i vetedijshëm, pro ka marrë disa lëndime të lehta në kokë nga rënia.

Fëmija, i identifikuar nga mediat vendase vetëm si Rayan, duket se po luante në afërsi të pusit kur ndodhi fatkeqësia.

Ai është rrëzuar për rreth 32 metra në një hapësirë mjaft të ngushtë. Operacionet e shpëtimit, të udhëhequra nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Marokut, kanë vazhduar që nga mbrëmja e së martës.

Punonjësit e shpëtimit i kanë hedhur 5-vjeçarit në pus një maskë oksigjeni, ushqim dhe ujë. Një ekip mjekësor ndodhet në vendngjare e nujë helicopter është aty në gadishmëri për ta dërguar menjëherë në spital sapo të arrijnë ta nxjerrin nga pusi.

Drama që po ndodh në Tamrut, ka ngjallur kujtime të dhimbshme në Itali, ku një vogëlush 6 vjecar, Alfredino Rampi ra n ë një pus 10 qershorin e vitit 1981, por ajo ngjarje përfundoi në tragjedi pasi pavarësisht përpjekjeve të punonjësve të shpëtimit, fëmija nuk doli më i gjallë prej andej.

 

Top Channel