Lampard: Punë dhe mentalitet, besoj shumë tek Evertoni

04/02/2022 14:28

Frank Lampard është entuziast për aventurën si trajner i Evertonit. Ish-tekniku i Chelsea, i cili qëndronte pushim prej janarit të vitit të kaluar, ka firmosur deri në vitin 2024 me klubin nga Liverpuli.

43-vjeçari u prezantua gjatë ditës së djeshme, ku ndër të tjera tha: “Unë besoj shumë te kjo skuadër. E kam ndjekur Evertonin nga jashtë, kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm për situatën në skuadër.

Ndjej se kemi një skuadër që shpresoj të përmirësohet shpejt. Unë kam idetë e mia dhe një staf që do të më ndihmojë t’i realizoj ato. Gjithçka do të fillojë nga puna në fushën e stërvitjes dhe mentaliteti i grupit”.

Më pas një koment në lidhje me objektivat, me Evertonin që renditet në vend të 16-të në Premier League, shumë larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve. “Qëllimi afatshkurtër është të përmirësojmë pozicionin në renditje.

Në terma afatgjatë është e qartë se ky është një klub me ambicie, me histori të madhe dhe shumë tifozë. Të gjithë kemi një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar, duam të bëhemi një nga klubet që lufton për vendet e sipërme të tabelës.

Na pret një punë e madhe, por ndihem shumë krenar për këtë mundësi që më është dhënë: të jem në krye të këtij projekti si trajneri i Evertonit”, deklaroi ish-mesfushori i famshëm anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA