Nga maji nisin fluturimet ne kosto te ulet nga Aeroporti Zayed u Kukesit drejt 4 destinacioneve ne 3 shtete te Europës.

Behet fjale per destinacione drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, ku fillimisht fluturimet do te kryhen dy here ne jave e me pas pritet qe harta e shteteve te zgjerohet me tej.

“Jemi këtu për të njoftuar nisjen e fluturimeve në 4 destinacione të reja. Do të shikojmë edhe si tregu do të reagojë për këtë. Bashkë me këto destinacione të reja, edhe ato nga aeroporti i Tiranës, shkojmë në 38 destinacione. Këtë shpresojmë edhe për Kukësin, ne shikojmë që klientët tanë janë të kënaqur nga shërbimet tona. Ne do ta zgjerojmë biznesin tonë këtu me destinacione fluturimi të reja. Unë e di, kryeministri është shumë i vendosur për Londrën. Në bashkëpunim me Wizz do të shikojmë këtë dhe do ju njoftojmë, nuk dua të spekuloj”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group, József Váradi.

Biletat kanë dalë menjëherë në shitje që prej ditës së sotme:

Kryeministri udhëtoi nga Tirana drejt Aeroportit te Kukesit ku deklaroi se destinacioni i radhës do te jete Londra, ndërsa shtoi investimet ne sektorin e aviacionit do te vijojnë.

“Unë nuk do ti ndahem Kukësit deri kur ‘The London Boys of Kukës’ të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe anasjelltas, ose destinacione të tjera rreth e rrotull me tarifa simbolike”, tha Rama.

Veç çmimeve konkurruese, kryeministri Rama tha se aeroporti i Kukësit do te sjelle nje impakt te konsiderueshëm ne ekonomi dhe ne punësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA