Investimet në zonën e Spitallës, nis rikonstrukturimi i rrugës “Traktati i Natos”

04/02/2022 09:11

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë publike pamjet nga investimet në Durrës.

Me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se i janë përgjigjur kërkesës së banorëve për rikonstrukturimin e rrugës “Traktati i Natos” në zonën e Spitallës.

Më parë në këtë rrugë me gjatësi 1 kilometër është vendosur rrjeti i ujësjellësit ndërkohë që tani po punohet për asfaltimin e këtij segmenti.

Sako thotë se rikonstruksioni i kësaj rruge lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve si dhe i shërben rreth 800 banorëve të kësaj zone.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel