Humbje “e paprecedent në histori”, Facebook-ut i fshihen 30% e aksioneve

04/02/2022 19:43

Por Meta Platforms, në pronësi të së cilës është Facebook-u, nuk ishte e vetmja që pësoi humbje të thella të enjten: Snapchat, Pinterest, Twitter, PayPal, Spotify dhe Amazon, të gjitha ishin në rënie gjatë shitjes të aksioneve.

TikTok, pandemia, kostoja e të dhënave në Indi, të gjitha kanë ndihmuar që njerëzit ti largohen facebookut me një ritëm të paprecedent. Pyetja që shtrohet tani është kur do t`i vijë radha dhe Instagramit?

Aksionet e kompanive teknologjike po përballen tashmë me një sërë sfidash, ku përfshihet një ngadalësim i mundshëm i ekonomisë, ndryshimet në rregullat e privatësisë, presioni në rritje i agjensive rregullatore, si dhe sfida nga konkurrentët, që i kanë shtyrë shumë përdorues, në veçanti të rinjtë, drejt platformash të tjera. E gjithë kjo situatë u reflektua ne tregjet financiare : Dow Jones ra me 1.45%, S&P 500 ra me 2.44%, dhe Nasdaq me 3.74%.

Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.

Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA