Pas testimeve, kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin e Kukësit.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë aktivitet dhe shoqërohej nga ministres Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali. Operimi i pandërprerë i aeroportit ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” do të nisë në muajin maj me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

“Punë dhe durim”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka dhënë edhe premtimin e radhës për të gjithë djemtë e Londrës, të cilët i siguron se nuk do të ndalet derisa aeroporti i Kukësit të kryejë fluturime drejt Londrës dhe anasjelltas, me tarifa simbolike.

Edi Rama: Faktikisht, nga sot, kompania është e vendosur dhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për katër destinacionet e para nga 2 herë në javë dhe të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjesht për sezonin. Ndërkohë që me drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutuar dhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia dhe nuk do t’i ndahem Kukësit derisa London Boys të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe nga Londra në Kukës ose nga destinacione të tjera, me tarifa simbolike.

Kjo është dita për tu thënë të gjithë atyre që nuk kanë më asnjë kapacitet durimi se kjo punë dhe të gjithë punët e mira kërkojnë durim. Shumë gjëra kemi duruar pasi anoncuam fillimin e punës për aeroportin e ri ndërkombëtar të Kukësit. Me siguri do dëgjojmë dhe sot, por në fund fjalët i merr era dhe jam besimplotë se ky aeroport ka një të ardhme fantastike dhe falë këtij aeroporti.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel