Pas vendimit të dënimit me 3.4 muaj burg avokati i Jaeld Çelës, tha për mediat se vendimi i GJKKO për Jaled Çelën është i një standardi shumë të dobët.
Sipas tij ky vendim është një rrezik për drejtësinë, ndërsa shtoi se do të ketë një rekurs për këtë çështje.
‘Në 17 vite suksese janë të rëndësishme dy telefonata pa përmbajtje. Nuk janë më të rëndësishme për Prokurorinë që në vitin 2016 janë asgjësuar 220 mijë bimë, por janë me rëndësi vetëm dy telefonata që për gjykatën vërtetojnë lidhjet e qëndrueshme me eksponentë të grupit kriminal. Një ka qenë vetëm një sms pa përmbajtje. Pra për Gjykatën mjafton që çdokush t’i drejtojë një sms një prokurori dhe gjyqtari atëherë ai do ketë dyshimin që po vepron me grupe kriminale,. Gjykata duhet të ketë parasysh të gjithë veprimtarinë e Policisë së Vlorës.
Asnjëherë një oficer si Jaeld Çela dhe është e paprovuar që të ketë pasur kontakte me eksponentë të grupit kriminal. Ka qenë ai që i ka kallëzuar penalisht. Unë nuk parashikoj dot vendimmarrjen, por mund të them se në dosje nuk ka asnjë provë. Vendimi i sotëm vë në rrezik drejtësinë. Pa diskutim që do të bëjmë rekurs. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë lidhje të tij me grupin kriminal. Fakti që ka pasur përhapje të gjerë të kultivimit të lëndës narkotike nuk mund të bëjë me faj oficer policie.”, ka thënë ai.
Top Channel