Dhoma e Lartë e parlamentit miratoi sot me shumicën e kërkuar të votave vendimin për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të rriturit në Austri.
Votimi në Bundesrat, i cili përfaqëson provincat e Austrisë, vjen dy javë pasi Këshilli Kombëtar, Dhoma e Ulët dha miratimin e tij.
Austria është vendi i parë evropian që mandaton vaksinimin e koronavirusit për personat mbi 18 vjeç, me disa përjashtime. Italia dhe Greqia kanë vendosur vaksinimin e detyrueshëm për qytetarët e moshuar.
Zbatimi i vendimit në Austri do të bëhet në faza. Për shembull, kontrollet e rastësishme do të kryhen nga data 15 mars e në vazhdim.
Gjobat për shkelje mund të arrijnë deri në 600 euro (675 dollarë). Nëse të prekurit apelojnë dhe humbasin, ata mund të përballen me gjoba deri në 3,600 euro në fund të procedurës. Gjykatat administrative pritet të kenë një vërshim ankesash.
Top Channel