Forcat Shqiponja dhe rrugorja e Vlorës, si rezultat e një kontrolli blic nëpër qytet ka kapur dhe arrestuar në Vlorë pjesëtarin e grupit të Habilajve, Reshat Radhima.
Radhima është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga gjykata e Posaçme e Apelit për kultivim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
“Në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal””, thuhet në njoftimin e policisë.
Radhima u kap në përgjime për drogë teksa bisedonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin për parcelat me hashash. Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill 2019 gjykimin për dosjen ‘Habilaj’, ndërsa procesi ndaj Radhimës u veçua nga ai i anëtarëve të tjerë, pasi ai ishte në arrati dhe kërkohej nga policia.
Top Channel