Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, Kina dhe Rusia votojnë kundër rezolutës në Këshillin e Sigurisë së OKB për rihapjen e rrugës tregtare
Admirali amerikan që drejton grupin sulmues të aeroplanmbajtëses Harry S. Truman vendosi të mos spekulojë për atë çfarë do të vijë pas përfundimit të stërvitjes në Detin Adriatik.
Rregullat e marinës e ndalojnë që të flitet për operacionet e ardhshme.
Por ndërsa Pentagoni kërkon mënyra për të qetësuar aleatët e shqetësuar të NATO-s pas grumbullimit të më shumë se 100,000 forcave nga Rusia pranë Ukrainës, USS Truman mbetet simbol i padiskutueshëm i fuqisë ushtarake të SHBA-së dhe aftësive të NATO-s në një rajon gjithnjë e më të trazuar.
“Vendimet që merren rreth vendosjes së një grupi sulmi nga Shtetet e Bashkuara mbërrijnë në nivelin e Sekretarit të Mbrojtjes,” tha kundëradmirali Curt Renshaw.
“Por ne jemi gati të operojmë kudo dhe kemi planifikuar të jemi në një dislokim të zgjatur kur u larguam nga Norfolk, Virxhinia”, shtoi ai.
Grupi i sulmit, i cili u vendos nën kontrollin operacional të NATO-s, ndodhet në Adriatik për manovra të koordinuara detare, trajnime për luftë kundër nëndetëseve dhe stërvitje me raketa me rreze të gjatë veprimi, të planifikuara për t`u kryer deri në 4 shkurt.
Kur njoftoi stërvitjet, të quajtura Neptun Strike 2022, NATO tha se ishte hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë sulmues i avionëve të SHBA-së hyn në komandën e aleancës.
Top Channel