11 të lënduar nga zjarri në një burg të Stambollit

04/02/2022 20:20

Një zjarr shpërtheu në një burg në Stamboll të premten (4 shkurt), duke lënë të paktën 11 të burgosur të shtruar në spital pasi kishin thithur tymin, njoftoi një transmetues turk.

Shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit, nuk dihet për momentin.

Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve.

Disa kamionë të zjarrfikësve u dërguan në burg, njoftoi Agjencia shtetërore Anadolu.

Transmetuesi HaberTurk tha se asnjë nga të burgosurit nuk ishte në gjendje të rëndë.

Sipas raportit, personeli i burgut fillimisht u përpoq të shuante një zjarr që shpërtheu në një nga repartet, por u detyruan të thërrisnin zjarrfikësit pasi ai doli jashtë kontrollit të tyre.

Të burgosurit u evakuuan në një zonë tjetër të izolimit, tha ai.

Të afërmit dhe miqtë e të burgosurve u mblodhën në hyrje të burgut për lajmet për të dashurit e tyre.

Burgu ka një kapacitet për 1000 të burgosur, sipas faqes së tij të internetit./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA