Xavi merr vendimin për Europa League, tekniku zbulon të “përjashtuarin” nga lista

03/02/2022 00:33

Barcelona ishte e detyruar nga rregullat e UEFA-s, që për kompeticionin e Europa League të mund të federonte vetëm tre futbollistë nga katër që transferoi në merkaton e janarit.

Në këtë formë, një mes Ferran Torres, Adama Traore, Pierre Emerick-Aubameyang dhe Dani Alves duhej të mbetej jashtë. Së fundmi, trajneri Xavi Hernandez ka marrë vendimin ndërsa ka menduar të lërë jashtë listës europiane mbrojtësin Brazilian, Alves.

Duke u nisur edhe nga mosha e këtij të fundit, tekniku ka menduar ta ketë të gatshëm dhe të fokusuar 38-vjeçarin te kampionati ndërsa në Europë sulmuesit Aubameyang dhe Traore së bashku me Ferran Torres mund t’i shtojnë më shumë rrezikshëmëri katalanasve. Kujtojmë se në fazën e 1/16-tave, Barcelona do të përballet me Napolin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA