Vala e infektimit nga omicron është në rënie edhe në Shqipëri.

Përveç mjekëve të familjes këtë e konfirmojnë epidemiologët të cilët gjurmojnë dhe testojnë rastet ne terren .Sipas tyre Omicron përveçse klinike më të lehtë se Delta ka pasur shumë raste asimptomatike.

Me simptoma ose jo ka ende vatra nëpër shkolla , kopshte e çerdhe ndonëse tanimë janë më të pakta . Ndërkohë që edhe pse ka pasur raste nuk ka asnjë klasë e cila zhvillon mësim online ndryshe nga ditët e para të janarit.

Testimet që bëjnë epidemiologët nëpër shkolla janë kryesisht të referuar nga qendrat shëndetësore, kur të afërm të nxënësve kanë rezultuar pozitiv,

por ka edhe testime të rastësishme.
Edhe pse në dukje i dobësuar mutacioni Omicron i cili mbizotëron në Shqipëri karshi Deltës ka shkaktuar edhe vdekje siomos tek të pavaksinuarit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA