Operatori i “EkonomiaOnline”, Albion Selitaj është arrestuar sot në Kosovë gjatë kohës që po kryente detyrën.
Mësohet se Selitaj, së bashku me ekipin e tij ishin duke ndjekur një konferencë të ndërmarrjes AgroKosova Holding që kritikonte vendimin e marrë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për tërheqjen e aksioneve.
Gjatë kohës që konferenca vazhdonte, mediave iu kërkua të lironin hapësirën, ndërsa operatori po largohej, kishte kërkuar nga policia të mos ushtronin presion pasi mund të dëmtoheshin pajisjet e punës. Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Kosovës.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Policia e Kosovës nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jet asnjëherë kundër fjalë së lirë
Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambientë të qetë e të sigurt për të gjithë.
Sot me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës e Rajonit të Prizrenit gjatë realizimit të një plani operativ, në asistencë të AKP-së, kanë arrestuar një person i cili nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor për të liruar ambientin ku vepronin.
Pas këtyre veprimeve ligjore, duke qenë në zbatim të urdhrave operativ, padrejtësisht suspendohen dy zyrtarë policor dhe inicohet procedurë disiplinore ndaj pesë zyrtarëve tjerë.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!
Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!
Top Channel